“Vatra jonë” e Alternativës sonte realizoi takim me banorët e Reçicës së Madhe të Tetovës

AlternAtiva e Afrim Gashit, në saje të platformës ” Vatra jonë – Alternativa jonë”, sonte ka vazhduar me takimet e saja, ku sonte ka bashkëbiseduar me banorët e lagjes Reçica e Madhe të Tetovës.

Në bashkëbisedim me banorët e kësaj ane, temë kryesore e bisedës ishte  platforma sensibilizuese për parandalimin e shpërnguljes nga vendi “Vatra jonë” dhe aktualiteti politik në vend.

Në vazhdën e këtyre takimeve, Alternativa si parti e qendrës së djathtë – është promotore e odës dhe vatrës shqiptare.

I pranishëm në bashkëbisedim me banorët e Reçicës së Madhe, ka qenë edhe kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

#VatrajonëAlternativajonë