Sonte u themelua Forumi Rinor i degës së AlternAtivA – Butel

Sonte, në mënyrë solemne dhe para kuvendarëve të Butelit, u themelua Forumi Rinor i degës së AlternAtivA- Butel, ku në mënyrë unanime për kryetar u zgjodh ekonomisti i diplomuar, Behar Emini. Me këtë rast para rinistëve të Butelit, fjalë rasti kishin anëtari i Kryesisë Qendrore, Daim Luçi, kryetari i posazgjedhur i FR – Butel, Behar Emini dhe Sekretari i Përgjithshëm, Skender Rexhepi -Zejdi.