Sonte u themelua Forumi Rinor i degës së AlternAtivA – Kërçovë

Sonte, në mënyrë solemne dhe para kuvendarëve të Kërçovës, u themelua Forumi Rinor i degës së AlternAtivA në Kërçovë, ku në mënyrë unanime për kryetar u zgjodh studenti i diplomuar në Shkencat Politike, Fazli Asani. Me këtë rast para rinistëve kërçovarë, fjalë rasti kishin anëtari i Kryesisë Qendrore, Daim Luçi, kryetari i posazgjedhur i FR – Kërçovë, Fazli Asani, kryetari i degës së Kërçovës, Mazllam Osmani, nënkryetari i partisë, Lulzim Aliu dhe Sekretari i Përgjithshëm, Skender Rexhepi -Zejdi.