Sonte u themelua Forumi Rinor i degës së AlternAtivA – Saraj

Sonte, në mënyrë solemne dhe para kuvendarëve të Sarajit, u themelua  Forumi Rinor i degës së AlternAtivA në Saraj, ku në mënyrë unanime për kryetar u zgjodh studenti i orientalistikës, Selam Sejfulla. Me këtë rast para rinistëve sarajas fjalë rasti kishin anëtari i Kryesisë Qendrore, Faton Fazliu, kryetari i posazgjedhur i FR – Saraj, Selam Sejfulla dhe Sekretari i Përgjithshëm, Skender Rexhepi -Zejdi.