Afrim Gashi priti në takim Ambasadorin e Holandës, z. Dirk Jan Kop

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga anëtarja e Kryesisë Qendrore  Njomza Imeri – Ismaili, sot e kanë pritur në takim Ambasadorin e ri të Holandës në Shkup, z. Dirk Jan Kop.

Gashi e ka uruar ambasadorin e Holandës për detyrën e re dhe e ka falënderuar për kontributin e deritanishëm të shtetit të Holandës për proceset euro-integruese.

Në takim u bisedua për situatën aktuale në vend, zgjedhjet parlamentare të 12 prillit dhe proceset integruese në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së.

Kryetari Gashi e falënderoi Ambasadorin e Holandës, z. Dirk Jan Kop, për rolin konstruktiv ët Holandës dhe ratifikimin e protokollit të vendit tonë në NATO nga shteti holandez.

Gjithashtu në takim u bisedua edhe për situatën reformuese të Bashkimit Europian dhe zgjerimin e tij me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori i Holandës, z. Dirk Jan Kop, e falënderoi kryetarin Gashi për rolin konstruktiv të AlternAtivA-s në proceset euro-atlantike dhe proceset reformuese në vend.

Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan që edhe në të ardhmen të ketë takime të këtilla miqësore.