Sonte u themelua Forumi Rinor i degës së AlternAtivA – Likovë

Sonte, në mënyrë solemne dhe para kuvendarëve të Likovës, u themelua Forumi Rinor i degës së AlternAtivA në Likovë, ku në mënyrë unanime për kryetar u zgjodh studenti i diplomuar në drejtimin Inxhinier i Informatikës, Bunjamin Ramadani. Me këtë rast para rinistëve likovas fjalë rasti kishin anëtari i Kryesisë Qendrore, Daim Luçi, kryetari i posazgjedhur i FR – Likovë, Bunjamin Ramadani dhe Sekretari i Përgjithshëm, Skender Rexhepi -Zejdi.