Afrim Gashi viziton zonën e prekur nga tërmeti në Shqipëri

Në ditën e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, dhe deputeti Rexhep Memedi sot kanë qëndruar në zyrën e prefekturës së Durrësit, ku në takim me prefektin e Durrësit u njoftuan për së afërmi me situatën kaotike që po mbisundon këtyre ditëve në Durrës, pas tërmeteve të njëpasnjëshme që kanë shkaktuar mbi 40 viktima, shumë të lënduar dhe shumë dëme materiale.
Të shqetësuar shumë nga gjendja e rënduar që i ka kapluar zonat e prekura nga tërmetet, kryetari Gashi i ngushëlloi familjet e atyre që ndërruan jetë, ndërsa të lënduarve u dëshiroi shërim sa më të shpejtë.
Me këtë rast Gashi i përcolli edhe një sasi ndihmash që janë grumbulluar nga të rinjtë e Alternativës.