Afrim Gashi takohet me prefektet e Durrësit, Gjirokastrës dhe Korçës

Në ditën e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Hysni Ismaili dhe deputeti Rexhep Memedi, sot gjatë qëndrimit të tyre në zonat e tërmetit në Durrës, kanë realizuar takim me prefektet e Durrësit, Gjirokastrës dhe Korçës.
Gjatë këtyre takimeve, delegacioni i AlternAtivA-s,
u njoftuan për së afërmi me situatën kaotike që po mbisundon këtyre ditëve në Durrës, ku në tërmetet e njëpasnjëshme fatkeqësisht vazhdon të rritet bilanci i viktimave, të lënduarve dhe dëmeve materiale.