“Vatra jonë” e Alternativës mbrëmë realizoi takim me banorët e Bogovinës

AlternAtiva e Afrim Gashit, në saje të platformës ” Vatra jonë – Alternativa jonë”, ka vazhduar me takimet e saja, ku mbrëmë ka qenë në bashkëbisedim me banorët e komunës së Bogovinës.
Në bashkëbisedim me banorët e kësaj ane, temë kryesore e bisedës ishte platforma sensibilizuese për parandalimin e shpërnguljes nga vendi “Vatra jonë” dhe aktualiteti politik në vend.
Në vazhdën e këtyre takimeve, Alternativa si parti e qendrës së djathtë – është promotore e odës dhe vatrës shqiptare.

VatrajonëAlternativajonë