U themelua Forumi i Gruas i AlternAtivA – Dega Çair

Mbrëmë në mënyrë solemne dhe para kuvendareve të Çairit, u themelua Forumi i Gruas i Alternativës në Çair, ku në mënyrë unanime për kryetare u zgjodh Mejreme Tusha (e diplomuar në Fakultetin Pedagogjik – grup klasor, ndërsa aktualisht është mësimdhënëse në arsimin fillor).
I pranishëm në këtë takim me kuvandaret e degës Çair ishte edhe kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i cili uroi konstituimin e Forumit të Gruas, duke i dëshiruar suksese në të ardhmen.