Sonte u themelua Forumi Rinor i degës së AlternAtivA – Bogovinë

Sonte, në mënyrë solemne dhe para kuvendarëve të Bogovinës, u themelua Forumi Rinor i degës së AlternAtivA në Bogovinë, ku në mënyrë unanime për kryetar u zgjodh studenti i kriminalistikës Besian Mehmeti. Me këtë rast para rinistëve bogovinas fjalë rasti kishin anëtari i Kryesisë Qendrore, Faton Fazliu, kryetari i posazgjedhur i FR – Bogovinë, Besian Mehmeti dhe Sekretari i Përgjithshëm, Skender Rexhepi -Zejdi.