Afrim Gashi e priti në takim Ambasadoren Amerikane në Shkup, znj. Kate Marie Byrnes

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari Lulzim Aliu dhe anëtaren e Kryesisë Qendrore, Visara Riza, sot e kanë pritur në takim me Ambasadoren Amerikane në vend, znj. Kate Marie Byrnes.

Në takim u bisedua për situatën aktuale në vend, zgjedhjet parlamentare të 12 prillit dhe proceset integruese në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së. Kryetari Gashi e falënderoi Ambasadoren Amerikane, znj. Byrnes, për rolin konstruktiv, miqësor dhe inkurajues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në proceset reformuese të vendit dhe ratifikimin e protokollit të vendit tonë në NATO nga shteti amerikan.

Gjithashtu në takim u bisedua edhe për situatën reformuese të Bashkimit Europian dhe zgjerimin e tij me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ambasadorja Amerikane, znj. Kate M. Byrnes, e falënderoi kryetarin Gashi për rolin konstruktiv të AlternAtivA-s në proceset euro-atlantike dhe proceset reformuese në vend.

Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan që edhe në të ardhmen të ketë takime të këtilla miqësore.