Sonte u themelua Forumi Rinor i degës së AlternAtivA – Kumanovës

Sonte, në mënyrë solemne dhe para kuvendarëve të Kumanovës, u themelua Forumi Rinor i degës së AlternAtivA në Kumanovë, ku në mënyrë unanime për kryetar u zgjodh ekonomisti i diplomuar, Lindrit Memeti. Me këtë rast para rinistëve kumanovarë, fjalë rasti kishin anëtari i Kryesisë Qendrore, Daim Luçi, kryetari i posazgjedhur i FR – Kumanovë, Lindrit Memeti dhe Sekretari i Përgjithshëm, Skender Rexhepi -Zejdi.