Sonte u themelua Forumi Rinor i degës së AlternAtivA – Gostivar

Sonte, në mënyrë solemne dhe para kuvendarëve të Gostivarit, u themelua Forumi Rinor i degës së AlternAtivA në Gostivar, ku në mënyrë unanime për kryetar u zgjodh juristi i diplomuar, Amir Bilalli. Me këtë rast para rinistëve gostivatas fjalë rasti kishin anëtarët e Kryesisë Qendrore, Faton Fazliu, Asaf Ademi, kryetari i posazgjedhur i FR – Gostivar, Amir Bilalli dhe Sekretari i Përgjithshëm, Skender Rexhepi -Zejdi.