Sonte u themelua Forumi Rinor i degës Tetovë

Sonte, në mënyrë solemne dhe para kuvendarëve të Tetovës, u themelua  Forumi Rinor i degës Tetovë, ku në mënyrë unanime për kryetar u zgjodh juristi i diplomuar, Argjend Amiti. Me këtë rast para rinistëve tetovarë fjalë rasti kishin ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, Sekretari i Përgjithshëm, Skender Rexhepi -Zejdi dhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Daim Luçi.