Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari Organizativ i partisë, Bekim Sali, sot kanë realizuar takim me ambasadorin grek në vend, z. Dimitrij Janakakis.
Në takim u bisedua për situatën aktuale në vend, zgjedhjet parlamentare të 12 prillit dhe procesin e implementimit të Marrëveshjes së Prespës dhe impaktet pozitive të saj në marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve. Gjithashtu, në takim u bisedua edhe për situatën reformuese të Bashkimit Europian dhe zgjerimin e tij me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ambasadori grek, z.Dimitrij Janakakis, e falënderoi kryetarin Gashi për rolin konstruktiv të AlternAtivA-s në proceset euro-atlantike të vendit dhe implemetimin e marrëveshjes historike që ndodhi muaj më parë mes dy shteteve.
Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan që edhe në të ardhmen të ketë takime të këtilla miqësore.