Afrim Gashi u takua me Ambasadorin Gjerman në Shkup, z. Tomas Gerberih

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga deputeti dhe njëherazi nënkryetar i partisë, Nexhbedin Kahremani, sot kanë realizuar takim me ambasadorin gjerman në vend, z. Tomas Gerberih.

Gjatë takimit u bisedua për situatën aktuale në vend dhe rolin konstruktiv e harmonizues të shtetit gjerman në proceset integruese të vendit. Gjithashtu, në takim u bisedua edhe për situatën reformuese të Bashkimit Europian dhe zgjerimin e tij me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori gjerman, z.Gerberih, e falënderoi kryetarin Gashi për rolin konstruktiv të AlternAtivA-s në proceset euro-atlantike të vendit.

Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan që edhe në të ardhmen të ketë takime të këtilla miqësore.