Afrim Gashi merr pjesë në hapjen e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Manastir

Gjatë këtyre ditëve në qytetin e Manastirit po mbahen ”Ditët e Alfabetit”, ku në mënyra solemne po shënohen ditët e Nëntorit.
Sot, nën patronazhin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, mori pjesë në hapjen e Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Manastir. Hapja e Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë, u bë dy ditë para shënimit të 22 nëntorit – ditës së Alfabetit Shqip.