“Vatra jonë” e Alternativës sonte realizoi takim me banorët e lagjes “Teteks 2” të Tetovës

AlternAtiva e Afrim Gashit, në saje të platformës ” Vatra jonë – Alternativa jonë”, sonte ka vazhduar me takimet e saja, ku sonte ka bashkëbiseduar me banorët e nëndegës “Teteks 2” të Tetovës.
Në bashkëbisedim me banorët e kësaj ane, temë kryesore e bisedës ishte platforma sensibilizuese për parandalimin e shpërnguljes nga vendi “Vatra jonë” dhe aktualiteti politik në vend.
Në vazhdën e këtyre takimeve, Alternativa si parti e qendrës së djathtë – është promotore e odës dhe vatrës shqiptare.

VatrajonëAlternativajonë