Afrim Gashi takohet me ambasadoren turke në Shkup, znj.Tulin Erkal Kara

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga zëdhënësi i partisë, Orhan Murtezani, sot kanë realizuar takim me ambasadoren turke në vend, znj. Tulin Erkal Kara.

Në këtë takim u bisedua për situatën politike në vend, zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit dhe rolin konstruktiv dhe miqësor të Turqisë në rrugëtimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja turke, Tulin Erkal Kara, e falënderoi kryetarin Gashi, duke theksuar se AlternAtivA, si parti e qendrës së djathtë, po jep kontributin e saj në vlerat progresive dhe marrëdhëniet vëllazërore shqiptaro-turke.

Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan që edhe në të ardhmen të ketë takime të këtilla miqësore.