“Vatra jonë” e Alternativës sonte realizoi takim me banorët e fshatit Rramali të Kumanovës

AlternAtiva e Afrim Gashit, në saje të platformës ” Vatra jonë – Alternativa jonë”, sonte ka vazhduar me takimet e saja me banorët e fshatit Rramali të Kumanovës.
Në bashkëbisedim me banorët e kësaj ane, u bisedua mbi platformë sensibilizuese për parandalimin e shpërnguljes nga vendi “Vatra jonë” dhe aktualitetin politik në vend.
Në vazhdën e këtyre takimeve, Alternativa si parti e qendrës së djathtë – është promotore e odës dhe vatrës shqiptare.

VatrajonëAlternativajonë