Kryetari, Afrim Gashi u takua me Kryeparlamentarin Europian, z. David Sassoli

Dje, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ka realizuar takim me Kryetarin e Parlamentit Europian, z. David Sassoli.

Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe kolegë tjerë deputetë, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, theksoi se vizita e të parit të Parlamentit Europian, është shenjë e mirë e qëndrimit të tyre ndaj shtetit tonë, për të dhënë shpresë dhe rikuperuar goditjen që morëm javë më parë. Nëse kjo “jo” dëgjohet edhe në dekadat e ardhshme, do të jetë një dëshprim i madh për ne. Neve na duhet një “PO” e madhe jo vetëm për datën, por për të filluar bisedimet, ndërsa ne duhet ta japim maksimumin që të arrijmë tek këto dy qëllime”, ka thënë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.