Afrim Gashi prezent në hedhjen e gurthemelit të Pallatit të Kulturës në Komunën e Bogovinës

Sot, së bashku me ministrin e Kulturës, Hysni Ismaili, dhe  kryetarin e Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, ishim prezent në ceremoninë zyrtare të hedhjes së gurthemelit të Pallatit të Kulturës në Komunën e Bogovinës.

Ne po vazhdojmë me punën dhe angazhimin tonë, duke qenë çdoherë në shërbim të qytetarëve. Ishte ky edhe një moment emocional për ne, sepse sot edhe zyrtarisht e përmbushëm amanetin e vëllait tonë, tashmë të ndjerë, hoxhës Sead Ajruli.

Pallati i Kulturës në Bogovinë ishte një ndër projektet e fundit që vëllai jonë Seadi na e la amanet!