Drejtori i hekurudhës, Orhan Murtezani, nga Kina paralajmëron lokomotiva të reja

Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave te Republikës së Maqedonisë së Veriut – Transport, Orhan Murtezani, këto ditë po qëndron në Kinë për kontroll para dërgesës së tre, nga gjithësej katër, elektro lokomotivave. Përmes një video mesazhi drejtori Orhan Murtezani nga Kina i është drejtuar opinionit duke e njoftuar që hekurudha së shpejti do të ketë në dispozicion katër elektrolokomotiva të reja në vlerë prej 8 milion eurove me mjete të siguruara nga Banka Botërore për Zhvillim dhe Rekonstruim.

Në vazhdim ua sjellim video mesazhin e Drejtorit të Përgjithshëm, Orhan Murtezanit.