AlternAtiva e Afrim Gashit, në saje të platformës ” Vatra jonë – Alternativa jonë”, sonte ka vazhduar me takimet e saja me qytetarët e lagjes “Drenovec” të Tetovës.
Në bashkëbisedim me banorët e kësaj ane, u bisedua mbi platformën sensibilizuese për parandalimin e shpërnguljes nga vendi “Vatra jonë” dhe aktualitetin politik në vend.
Të pranishëm në këtë bashkëbisedim ishin ministri i Kulturës, Hysni Ismaili dhe kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi.
#VatrajonëAlternativajonë