Alternativa me “Vatra jonë” – realizoi takim madhështor në qytetin e Gostivarit

AlternAtiva e Afrim Gashit, në saje të platformës ” Vatra jonë – Alternativa jonë”, pas takimeve me qytetarët në tre fshatratë e Gostivarit: Zdunje, Çajle dhe Debresh, sonte ka vazhduar me takim madhështor me qytetarët e Gostivarit. Qindra gostivaras, kanë mirëpritur platformën sensibilizuese “Vatra jonë” të  Alternativa-s.

Në bashkëbisedim me banorët e Gostivarit, ku morën pjesë edhe shumë profesor dhe intelektual të kësaj ane, u bisedua mbi platformë sensibilizuese për parandalimin e shpërnguljes nga vendi “Vatra jonë” dhe aktualitetin politik në vend.

I pranishëm në këtë takim madhështor, ishte edhe kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi.

#VatrajonëAlternativajonë