Takime të njëpashnjëshme – “Vatra jonë” sonte në Kumanovën legjendare

AlternAtiva e Afrim Gashit, në saje të platformës ” Vatra jonë – Alternativa jonë”, sonte ka vazhduar me takimet e saja me qytetarët në Kumanovën legjendare.

Në bashkëbisedim me banorët e lagjes “Skënderbeu” të Kumanovës, u bisedua mbi platformë sensibilizuese për parandalimin e shpërnguljes nga vendi “Vatra jonë” dhe aktualitetin politik në vend. Të pranishëm në këtë konak të stërmbushur me përkrahës dhe mikëpritës kumanovarë, bashkë me kryetarin Afrim Gashi, ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm, Skender Rexhepi – Zejdi,  dhe anëtarët e Kryesisë Qendrore të Alternativa-s, Asaf Ademi dhe Zeqirija Ibrahimi.

#VatrajonëAlternativajonë