Vazhdojnë aktivitetet e “Vatra jonë” – Alternativa sonte ishte e pranishme në nëndegën “Bajram Shabani” të Kumanovës

Fushata sensibilizuese për parandalimin e shpërnguljes “Vatra jonë – Alternativa jonë”, e partisë së Afrim Gashit “Alternativa”, edhe sonte ka vazhduar me aktivitetet e saja në terren. ” Vatra jonë” sonte ka qenë e pranishme me banorët e nëndegës “Bajram Shabani” të Kumanovës, ku ka bashkëbiseduar me banorët e kësaj ane, mbi situatën aktuale në vend dhe parandalimin e shpërnguljes së qytetarëve nga vendi.

I pranishëm në këtë takim ka  qenë edhe kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi.

#VatrajonëAlternativajonë