“ALTERNATIVA” e Afrim Gashit, ka vazhduar me shpalosjen e platformës politike sensibilizuese “Vatra jonë – Alternativa jonë”.
Me çka sonte përfaqësuesit e Alternativës, në kuadër të aktivitetit “Vatra jonë”, kanë takuar banorët e Xhepçishtit të Tetovës dhe banorët e lagjes Gazibabë në Çair. Në këto dy takime, përfaqësuesit e Alternativës, në bashkëbisedimin me qytetarët, kanë folur rreth platformës “Vatra jonë – Alternativa jonë”, e cila platformë ka të bëje me fushatën sensibilizuese për parandalimin e shpërnguljes së qytetarëve nga vendi.