Kryetari i partisë politike ” Alternativa”, Afrim Gashi, gjatë qëndrimit të tij disaditor në Londër, ku po merr pjesë Asamblenë Parlamentare NATO-s, në mesin e shumë takimeve të rëndësishme me diplomatë dhe politikanë ndërkombëtar, ka realizuar takim edhe me me shefin e delegacionit amerikan në Asamblenë e NATO-s, kongresmenin Gerald E. Connolly dhe kongresmenin Brendan Boyle.
Gjatë takimit me dy kongresmenët amerikanë kryetari Gashi ka falënderuar për rolin konstruktiv që po e jep SHBA-ja drejt rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut në rrugën euroatlantike.