(VIDEO)+Afrim Gashi i drejtohet Ansamblesë së NATO-s – i drejtohet edhe Jens Stoltenberg-ut

Faleminderit kryetare znj. Moon,

I nderuar z. Stoltenberg

Kur jemi te zgjerimi, ashtu siç e përmendët edhe ju me herët, Maqedonia e Veriut shumë shpejt do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s. Andaj kur jemi këtu dua të theksoj se ndonëse procesi jonë i anëtarësimit në NATO ka një histori disavjeçare, edhe pse në 18 vjetët e kaluar ishin adresuar 18 plane aksionare dhe ndonëse kontributi jonë i vërtetë ushtarak në misionet paqësore të NATO-s në botë është i lexueshëm dhe i vlerësuar nga aleatët e NATO-s – në fund të ditës të gjithë mund ta themi dhe ta pranojmë publikisht se të gjitha këto arritje, si edhe lëshimet shtetërore që kanë qenë edhe të dhimbshme, janë rezultat i përkushtimit dhe punës së të gjitha qeverive të deritanishme, të të gjithë deputetëve të deritanishëm dhe i shumicës së qytetarëve që e mbështesin integrimin euroatlantik. Ne besojmë në dobitë nga anëtarësimi në NATO jo vetëm sepse e dimë se shtetet dhe armatat e 29 vendeve aleate do të jenë pranë nesh dhe me ne, por edhe për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të brezave të ardhshëm.