Afrim Gashi takohet me Zëvendëspresidenten e Senatit Francez, Helene Conway-Mouret

Kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, në vazhdën e takimeve zyrtare që po i zhvillon këto ditë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, sot ka realizuar takim edhe me Zëvendëspresidenten e Senatit Francez dhe njëherazi edhe anëtare e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, znj. Helene Conway – Mouret.

Gjatë takimit mes Gashit dhe senatores franceze – Mouret, u bisedua për rolin dhe kontributin e rëndësishëm që po jep shteti francez për aderimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën euro-atlantike të NATO-s dhe BE-së.

Ndryshe, kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, sot në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ka realizuar takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jons Stoltenberg.