Afrim Gashi takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, në vazhdën e takimeve që është duke i zhvilluar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, e cila është duke u zhvilluar në Londër, sot ka realizuar takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në këtë takim kryetari Gashi ka falënderuar Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, për rolin konstruktiv dhe të rëndësishëm që po japin shtetet anëtare të NATO-s në aderimin sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në anëtarësimin e saj të plotë drejt NATO-s.