Afrim Gashi takohet me diplomatin britanik me famë botërore, Ben Wallance

Kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, gjatë takimeve të rëndësishme që po i zhvillon në Asamblenë Parlamentare të NATO-s u takua me shumë politikanë dhe diplomatë të rëndësishëm botërorë, si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Zëvendëspresidentja e Senatit Francez, Helene C.- Mouret, dy kongresmenët amerikanë –  Gerald E. Connolly dhe Brendan Boyle, ndërsa sot ka takuar edhe diplomatin e rëndësishëm britanik, Ben Wallance.

Edhe Ben Wallace, si Sekretar i Shtetit për Mbrojtje të Britanisë së Madhe, është pjesëmarrës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.