Alternativa – Dega Tetovë: Kërkojmë zgjidhje të problemit të mbeturinave në Potok

Alternativa – Dega Tetovë, duke konstatuar se banorët e lagjes Potok, në mënyrë permanente, kanë probleme me mbeturinat, ndërse aty ka një fluks të madh të kalimtarëve, veçmas të nxënësve të Shkollës Fillore “Migjeni”, kërkon që urgjentisht të merren të gjitha masat e nevojshme nga ana e Komunës së Tetovës për pastrimin e territorit të kësaj lagjeje dhe kërkojmë një zgjidhje afatgjate, me qëllim që mos të përhapen epidemitë e ndryshme nga papastërtia.

Me këtë rast duam t’ia rikujtojmë Komunës së Tetovës se detyra e saj është të merret me detyrimet komunale dhe se është koha e fundit që ta braktisin megalomaninë e të vihen në shërbim të qytetarëve.

Kjo është Tetova që (nuk) Duam!

13.10.2019 Alternativa – Dega Tetovë