Kryetari Afrim Gashi takohet me nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu.

Kënaqësi e veçantë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Londër, ishte takimi me bashkëkombasin tim, nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu.

Sfidat që na presin në rrugën euroatlantike si shtete të Ballkanit janë të përbashkëta. Fqinjësia e mirë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshterërore janë garancë se ecim me hapa të sigurtë për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë.

Afrim Gashi, kryetar i Alternativa-s