Alternativa – Dega Tetovë: Kërkojmë zgjidhje të problemit për ndriçimin publik në Reçicë të Vogël

l

Alternativa – Dega Tetovë, duke konstatuar se banorët e lagjes “Reçicë e Vogël”, në mënyrë permanente, kanë probleme me ndriçimin publik, ndërsa aty ka një fluks të madh të kalimtarëve, veçmas të nxënësve të Shkollës Fillore “Naim Frashëri”, kërkon që urgjentisht të merren të gjitha masat e nevojshme nga ana e Komunës së Tetovës për sigurimin e ndriçimit publik në territorin e kësaj lagjeje.

Sa për informim, në disa rrugë të kësaj lagjeje mungon fare aparatura e nevojshme për ndriçimin publik, ndërsa edhe ajo që është nuk mirëmbahet nga Komuna.

Këtu po shtojmë se, sipas Ligjit për veprimtari komunale dhe Ligjit për vetëqeverisje lokale, ndriçimi publik është në kompetencë të komunave.

Kjo është Tetova që (nuk) Duam!

 08.10.2019 Alternativa – Dega Tetovë