Alternativa – Dega Tetovë: E dënojmë sulmin ndaj mjekëve në Tetovë

Lajmi se edhe në Tetovë ka ndodhur një sulm ndaj një mjeku, përbën shqetësim edhe për Alternativën – Dega në Tetovë. Duke mos pranuar asnjë lloj arsyetimi banal për sulmin fizik ndaj mjekut, Alternativa pyet se ku është burimi i këtyre akteve vandale? Mos, vallë, ka qarqe të caktuara të cilat qëllimisht inskenojnë ngjarje të këtilla, që kështu ta dëmtojnë imazhin Tetovës para opinionit vendor dhe ndërkombëtar? Ndërkaq, pyetja më e rëndësishme është kush i mbron politikisht këta dhunues?

Nisur nga kjo, duke e respektuar secilin mjek, por edhe secilin profesionist tjetër në qytetin tonë, u bëjmë thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë, që të ndërmarrin masa kundër këtyre veprimeve dhe të mos lejojnë të përsëriten këto veprime. Në këtë kundërtën, fajtori do të kërkohet pikërisht në këto organe. Mbrojtja e mjekëve, përveç respekt për ata vetë, është mbrojtje e dinjitetit të shëndetësisë publike për mbarë Tetovën.

Alternativa – Dega e Tetovës i mbështet mjekët e Tetovës në punën e tyre dhe bën thirrje që aktet e tilla të mos përsëriten më në qytetin tonë.

Tetovë, 02.10. 2019                                 Alternativa – Dega Tetovë