Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi realizon takime të rëndësishme në Bruksel

Për disa ditë do të qëndroj në Bruksel, ku në selinë e NATO-s do të realizoj takime të rëndësishme me përfaqësues ndërkombëtarë e diplomatë të ndryshëm. Gjithandej në këto misione të rëndësishme, në takimet e një pas njëshme, jam duke e qartësuar vizionion tim e të “Alternativa”, se vetëm nëse Maqedonia e Veriut bëhet anëtare e plotë e NATO-s, mund të presim që shteti jonë përfundimisht të marrë drejtimin e duhur, me ketë edhe investitorët e huaj do ta kishin shumë më të lehtë të hapin kompanitë e tyre në vendin tonë. E kjo do të thotë hapje e vendeve të reja të punës, me çka jam i bindur se të rinjtë tanë nuk do e mendonin më si zgjidhje daljen në kurbet për të siguruar një punësim.

Afrim Gashi, kryetari i “Alternativa”