Alternativa – Dega Tetovë: E mbështesim iniciativën që Mali Sharr të shpallet park nacional

Alternativa – Dega Tetovë e mbështet iniciativën që Malit Sharr të shpallet park nacional dhe me këtë rast sugjeron që brezi kufitar i Parkut Nacional të mbetet mbi zonat e banuara. Po ashtu propozojmë që të caktohen edhe sipërfaqet ku do të mund të kullotë bagëtia, me qëllim që të mos dëmtohet Parku Nacional, gjegjësisht që të mos pengohen barinjtë që ta kullosin bagëtinë, që mos të krijohen pasoja negative për zhvillimin e ekonomisë blegtorale në fshatrat ekzistuese.

Gjithashtu kërkojmë që në Parkun Nacional të përfshihen dhe të vihen në mbrojtje edhe pasuritë nëntokësore dhe mbitokësore, si p.sh. drurët (të ndalohen prerjet e drurëve), mineralet, burimet e ujërave, vijat e ujërave rrjedhëse, infrastruktura urbanistike e terreneve për ski, si dhe terrenet për gjueti turistike.

Alternativa – Dega Tetovë do të kërkojë që, paraprakisht, në Parkun Nacional të Malit Sharr të neutralizohen edhe mini-hidrocentralet, të cilat kanë potencial për dëmtimin e ekosistemeve natyrale, si dhe të eliminohen turbinat nëpër të cilat kalon uji i pijshëm për tetovarët, i cili mund të kontaminohet me elektrolite negative nga përbërjet metalike të turbinave të cilat vihen në lëvizje pikërisht nga uji i pijshëm.

Tetovë, 24.09.2019                                  Alternativa – Dega Tetovë