Drejtori i fondacionit gjerman “Konrad Adenauer Stiftung – Maqedonia e Veriut” e vizitoi Alternativën

Sot në selinë e Alternativës qëndroi drejtori i zyrës së fondacionit gjerman “Konrad Adenuaer Adenauer Stiftung – zyra e Maqedonisë së Veriut”, Johannes D. Rey. Ai u prit nga kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, dhe nënkryetari, Admirim Aliti.

Në këtë takim u bisedua për mundësinë e dialogut mes Alternativës dhe fondacionit gjerman “Konrad Adenuaer”, me ç’rast z. Rey shprehu optimizëm për dialog të mbarë mes Alternativës dhe fondacionit të njohur gjerman.

Kryetari Gashi, nga ana e tij, u shpreh me nota shprese për dialog të frytshëm dhe, me këtë rast, e falënderoi mysafirin për kontributin e dhënë në edukimin e gjeneratave të të rinjve përgjatë viteve, por edhe në procesin integrues të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, për çka Gjermania ka dhënë ndihmesë të veçantë.