Afrim Gashi u takua me Lulzim Bashën

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë është pritur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha,.

Në këtë takim vëllazëror është biseduar për gjendjen e gjithmbarshme të shqiptarëve në rajon, me theks të veçantë për mundësitë e bashkëpunimit ndërshqiptar, me ç’rast Gashi ka theksuar se nga e djathta shqiptare pret më shumë angazhim në unifikimin dhe fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon.

Nga ana tjetër, nikoqiri i takimit, Lulzim Basha, e ka falënderuar Gashin për vizitën dhe ka shprehur gatishmëri që të ndihmojë në ngjeshjen dhe koordinimin e interesave shqiptare në rajon.

Bashkë me kryetarin Gashi në takim ishin edhe nënkryetari i partisë, Dr. Lulzim Aliu, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Skender Rexhepi.