Afrim Gashi takon Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të AK Partisë, z. Xhevdet Jëllmaz

Gjatë vizitës zyrtare në Ankara të Turqisë, delegacioni i Alternativës, i përbërë nga kryetari Afrim Gashi, Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili dhe zëdhënësi i partisë, Orhan Murtezani, sot kanë realizuar takim me Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të AK Parti-së (Partia e Drejtësisë dhe Mirëqenies), njëherazi edhe deputet i saj, z. Xhevdet Jëllmaz. Gjatë takimit në fjalë u bisedua për vendosjen e bashkëpunimit partiak mes Alternativës dhe AK Partisë, ku veçanërisht u potencuan shkëmbimi dhe thellimi i bashkëpunimit eventual mes strukturave të Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas. Të dyja parët, u dakorduan për thellim të bashkëpunimit në të ardhmen mes Alternativës dhe AK Partisë, si dy parti të qendrës së djathtë.