Kryetari Afrim Gashi e takoi presidentin Pendarovski

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot realizoi takim me presidentin e sapozgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. 
Në këtë takim kryetari Gashi e uroi presidentin Pendarovski për detyrën e re dhe shprehu gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në përmbylljen e procesit euro-integrues të vendit.