Gashi e vizitoi Kongresin Amerikan

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, gjatë qëndrimit në SHBA – ku ishte me ftesë të Departamentit të Shtetit, e vizitoi edhe Kongresin Amerikan. Aty u prit nga Erica Riordan – Këshilltare Juridike. 
Gashi dhe Riordan biseduan për gjendjen politike në Maqedoninë e Veriut, për procesin e anëtarësimit në NATO, si dhe për ndihmesën që e japin Shtetet e Bashkuara në këtë drejtim.
Me këtë rast Gashi e falënderoi Riordanin për ndihmën e pakursyer të SHBA-ve në proceset e demokratizimit të Maqedonisë së Veriut dhe shprehu bindje se vëmendja amerikane ndaj Maqedonisë së Veriut, por edhe ndaj shqiptarëve, në përgjithësi, do të vazhdojë edhe më tej.