Fjalimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të AlternAtivA-s, Skender Rexhepi – Zejdi, gjatë konventës promovuese të ribrendimit të partisë AlternAtivA.

I nderuari Kryetar i AlternAtivA-s, z. Afrim Gashi
I nderuari nënkryetar, Dr. Nexhbedin Kahremani,
I nderuari ministër i Kulturës Asaf Ademi, 
I nderuari deputet Rexhep Memedi
Të nderuar përfaqësues të partive politike mike,
Të nderuar përfaqësues të korit diplomatik,
Të respektuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar aktivistë, motra e vëllezër, zonja e zotërinj,

Kam kënaqësi që, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, t’ju drejtohem për ta bërë edhe pjesën time të detyrimit politik.

Më 17 shkurt 2019 (e diel) u mblodh Kuvendi Qendror i partisë, që u zgjodh më 18 shkurt të vitit të kaluar në Kongresin e Parë dhe ku e zgjodhi Afrim Gashin për kryetar, dhe diskutoi për zhvillimet më të reja politike dhe për kontestin gjyqësor, që rrjedh tashmë një vit.

Me këtë rast Kuvendi Qendror konstatoi se organizata jonë politike, që deri tash është quajtur Lëvizja BESA, dhe tre deputetët e saj kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në proceset politike gjatë vitit që shkoi dhe këtij fillimviti, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në procesin integrues. Përkundër mundësisë që votat e tyre të përdoren kalkulime të tjera, siç u njoftua në opinion për disa deputetë të tjerë, deputetët tanë i qëndruan besnik premtimit të dhënë me futjen tonë në qeveri, se po i bashkohemi shumicës parlamentare në mënyrë që ta realizojmë përcaktimin tonë programor për ta ndihmuar procesin e integrimit. Dhe, tashmë të gjithë jemi dëshmitar se ky premtim u realizua – Maqedonia e Veriut është një hap para ulëses së saj në NATO, ndërsa ne sonte mund të mburremi që kemi qenë korrektë me votuesit tanë dhe pritjet e përgjithshme të qytetarëve.

Përveç kësaj, Kuvendi Qendror diskutoi edhe për kontestin gjyqësor, që tashmë një vit zhvillohet në gjykatat e vendit për pronësinë juridike të partisë dhe konstatoi se detyrimet politike që i parashtrohen organizatës sonë politike, strukturave tona, por edhe votuesve tanë, nuk na e lejojnë luksin e pritjes dhe kërkimit të drejtësisë në një sistem gjyqësor që ende i vuan pasojat e regjimit të kaluar dhjetëvjeçar. Në të vërtetë, ashtu siç u njoftua opinioni, gjykatësi i njëjtë, në gjykatën e njëjtë, për lëndën e njëjtë dhe me numrin e njëjtë të arkivimit, i ka marrë dy vendime të ndryshme në data të ndryshme, që flet se në vendin tonë ka ende forca politike që vazhdojnë të ndërhyjnë brutalisht në institucionet e drejtësisë. 
Pa dashur të ndërhyjmë në motivet se pse ato forca ose grupe kanë pasur kaq shumë interes që ta ndihmojnë dhe favorizojë një grup që është konstatuar si falsifikues i dokumentacionit të partisë, Kuvendi Qendror, njëzëri, mori vendim që:
– Kërkimi i drejtësisë të vazhdojë në instanca të tjera derisa drejtësia të vendoset plotësisht dhe mashtruesit ta marrin ndëshkimin e merituar;
– Të ndryshojë emri i subjektit politik, që mos të mbetemi akoma peng i këtij kontesti juridik, por të veprojmë në përmbushjen e detyrimit tonë programor.

Në frymë të kësaj Kuvendi Qendror e autorizoi Sekretarin e Përgjithshëm që ta organizojë përpjekjen për betejën e mëtejme juridike deri në arritjen e plotë të drejtësisë. Në këtë drejtim, ne tashmë i kemi marrë masat e nevojshme, i kemi aktivizuar lëndët përkatëse, i kemi njoftuar edhe të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare dhe jemi të bindur se drejtësia herëdokurdo do të arrijë. Sepse, ashtu siç e dëshmon etja ekzistencën e ujit, ashtu edhe etja për drejtësi dëshmon se drejtësia ekziston dhe ne besojmë në atë.

Ndërkaq, për vendimin e dytë Kuvendi Qendror – si organi më i lartë i partisë mes dy kongreseve, pas shumë diskutimeve e propozimeve, me vota unanime vendosi që organizata politike Autoktone, Autonome dhe Autentike, e cila është pranë autorëve të saj burimorë dhe pronarëve të saj ideorë, ideologjikë dhe legjitimë, tash e tutje të quhet AlternAtivA, duke u shkëputur kështu nga kurthi në të cilin kanë dashur ta fusin kundërshtarët e saj politikë dhe argatët e tyre.

Në këtë mënyrë AlternAtivA do të vazhdojë ta ndjekë kursin e saj tradicional politik, atë që e kanë ndërtuar projektuesit e saj, t’i përfaqësojë strukturat e saj besnike dhe të vazhdojë ta bëjë betejën për vlerat në të cilat ajo beson dhe për të cilat ajo angazhohet.

Që këtu do të më lejoni t’u bëjë thirrje aktivistëve, votuesve, mbështetësve dhe të gjithë njerëzve të tjerë vullnetmirë, që të vazhdojnë të na mbështesim dhe të besojnë se ne jemi ushtarët e njëjtë, me idealin e njëjtë dhe me vullnetin e njëjtë për ta bërë të njëjtën betejë për vlerat e njëjta: barazia, drejtësia, demokracia, mirëqenia, morali, familja, kombi mbeten njësoj në fokusin tonë bashkë me përkushtimin tonë për jetësimin e tyre.

Dhe, ne do ta bëjmë këtë betejë jo vetëm sepse ashtu arrihet fitorja në zgjedhje, por sepse kjo është alternativa jonë e vetme për ta arsyetuar praninë tonë në këtë nënqiell, për ta kuptimësuar ekzistencën tonë, duke synuar ta ndërtojmë një botë që ne besojmë se është e virtytshme dhe e denjë për të jetuar ne dhe brezat që vijnë pas nesh.

Zoti e bekoftë qëndrueshmërinë dhe sakrificën tuaj dhe na bëftë të denjë për ta bartur këtë mision.

Ju faleminderit

Skender Rexhepi – Zejdi, Sekretar i Përgjithshëm

Shkup, 9 mars 2019

Fjalimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të AlternAtivA-s, Skender Rexhepi – Zejdi, gjatë konventës promovuese të ribrendimit të partisë AlternAtivA.

Fjalimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të AlternAtivA-s, Skender Rexhepi – Zejdi, gjatë konventës promovuese të ribrendimit të partisë AlternAtivA.I nderuari Kryetar i AlternAtivA-s, z. Afrim GashiI nderuari nënkryetar, Dr. Nexhbedin Kahremani,I nderuari ministër i Kulturës Asaf Ademi, I nderuari deputet Rexhep MemediTë nderuar përfaqësues të partive politike mike,Të nderuar përfaqësues të korit diplomatik,Të respektuar përfaqësues të mediave,Të nderuar aktivistë, motra e vëllezër, zonja e zotërinj,Kam kënaqësi që, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, t’ju drejtohem për ta bërë edhe pjesën time të detyrimit politik. Më 17 shkurt 2019 (e diel) u mblodh Kuvendi Qendror i partisë, që u zgjodh më 18 shkurt të vitit të kaluar në Kongresin e Parë dhe ku e zgjodhi Afrim Gashin për kryetar, dhe diskutoi për zhvillimet më të reja politike dhe për kontestin gjyqësor, që rrjedh tashmë një vit.Me këtë rast Kuvendi Qendror konstatoi se organizata jonë politike, që deri tash është quajtur Lëvizja BESA, dhe tre deputetët e saj kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në proceset politike gjatë vitit që shkoi dhe këtij fillimviti, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në procesin integrues. Përkundër mundësisë që votat e tyre të përdoren kalkulime të tjera, siç u njoftua në opinion për disa deputetë të tjerë, deputetët tanë i qëndruan besnik premtimit të dhënë me futjen tonë në qeveri, se po i bashkohemi shumicës parlamentare në mënyrë që ta realizojmë përcaktimin tonë programor për ta ndihmuar procesin e integrimit. Dhe, tashmë të gjithë jemi dëshmitar se ky premtim u realizua – Maqedonia e Veriut është një hap para ulëses së saj në NATO, ndërsa ne sonte mund të mburremi që kemi qenë korrektë me votuesit tanë dhe pritjet e përgjithshme të qytetarëve. Përveç kësaj, Kuvendi Qendror diskutoi edhe për kontestin gjyqësor, që tashmë një vit zhvillohet në gjykatat e vendit për pronësinë juridike të partisë dhe konstatoi se detyrimet politike që i parashtrohen organizatës sonë politike, strukturave tona, por edhe votuesve tanë, nuk na e lejojnë luksin e pritjes dhe kërkimit të drejtësisë në një sistem gjyqësor që ende i vuan pasojat e regjimit të kaluar dhjetëvjeçar. Në të vërtetë, ashtu siç u njoftua opinioni, gjykatësi i njëjtë, në gjykatën e njëjtë, për lëndën e njëjtë dhe me numrin e njëjtë të arkivimit, i ka marrë dy vendime të ndryshme në data të ndryshme, që flet se në vendin tonë ka ende forca politike që vazhdojnë të ndërhyjnë brutalisht në institucionet e drejtësisë. Pa dashur të ndërhyjmë në motivet se pse ato forca ose grupe kanë pasur kaq shumë interes që ta ndihmojnë dhe favorizojë një grup që është konstatuar si falsifikues i dokumentacionit të partisë, Kuvendi Qendror, njëzëri, mori vendim që:- Kërkimi i drejtësisë të vazhdojë në instanca të tjera derisa drejtësia të vendoset plotësisht dhe mashtruesit ta marrin ndëshkimin e merituar;- Të ndryshojë emri i subjektit politik, që mos të mbetemi akoma peng i këtij kontesti juridik, por të veprojmë në përmbushjen e detyrimit tonë programor. Në frymë të kësaj Kuvendi Qendror e autorizoi Sekretarin e Përgjithshëm që ta organizojë përpjekjen për betejën e mëtejme juridike deri në arritjen e plotë të drejtësisë. Në këtë drejtim, ne tashmë i kemi marrë masat e nevojshme, i kemi aktivizuar lëndët përkatëse, i kemi njoftuar edhe të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare dhe jemi të bindur se drejtësia herëdokurdo do të arrijë. Sepse, ashtu siç e dëshmon etja ekzistencën e ujit, ashtu edhe etja për drejtësi dëshmon se drejtësia ekziston dhe ne besojmë në atë. Ndërkaq, për vendimin e dytë Kuvendi Qendror – si organi më i lartë i partisë mes dy kongreseve, pas shumë diskutimeve e propozimeve, me vota unanime vendosi që organizata politike Autoktone, Autonome dhe Autentike, e cila është pranë autorëve të saj burimorë dhe pronarëve të saj ideorë, ideologjikë dhe legjitimë, tash e tutje të quhet AlternAtivA, duke u shkëputur kështu nga kurthi në të cilin kanë dashur ta fusin kundërshtarët e saj politikë dhe argatët e tyre. Në këtë mënyrë AlternAtivA do të vazhdojë ta ndjekë kursin e saj tradicional politik, atë që e kanë ndërtuar projektuesit e saj, t’i përfaqësojë strukturat e saj besnike dhe të vazhdojë ta bëjë betejën për vlerat në të cilat ajo beson dhe për të cilat ajo angazhohet.Që këtu do të më lejoni t’u bëjë thirrje aktivistëve, votuesve, mbështetësve dhe të gjithë njerëzve të tjerë vullnetmirë, që të vazhdojnë të na mbështesim dhe të besojnë se ne jemi ushtarët e njëjtë, me idealin e njëjtë dhe me vullnetin e njëjtë për ta bërë të njëjtën betejë për vlerat e njëjta: barazia, drejtësia, demokracia, mirëqenia, morali, familja, kombi mbeten njësoj në fokusin tonë bashkë me përkushtimin tonë për jetësimin e tyre. Dhe, ne do ta bëjmë këtë betejë jo vetëm sepse ashtu arrihet fitorja në zgjedhje, por sepse kjo është alternativa jonë e vetme për ta arsyetuar praninë tonë në këtë nënqiell, për ta kuptimësuar ekzistencën tonë, duke synuar ta ndërtojmë një botë që ne besojmë se është e virtytshme dhe e denjë për të jetuar ne dhe brezat që vijnë pas nesh. Zoti e bekoftë qëndrueshmërinë dhe sakrificën tuaj dhe na bëftë të denjë për ta bartur këtë mision.Ju faleminderit Skender Rexhepi – Zejdi, Sekretar i Përgjithshëm Shkup, 9 mars 2019

Gepostet von Alternativa am Dienstag, 12. März 2019