AlternAtivA: Zgjedhjet ishin korrekte dhe rruga euro-atlantike është garantuar

Tash, kur i kemi mbledhur informacionet e shumicës së shtabeve të Alternativës, jemi këtu që ta themi fjalën tonë përkitazi me këto zgjedhje, për procesin zgjedhor, si dhe për fituesin e këtyre zgjedhjeve presidenciale.
Nga informacionet e shtabeve tona lokale, që tashmë kanë arritur në shtabin qendror të Alternativës, zgjedhjet presidenciale, edhe të rrethit të parë, por edhe të këtij raundi, ishin korrekte, të drejta dhe nuk janë shënuar incidente, që do të mund ta dëmtonin kredibilitetin e procesit zgjedhor. Në këtë mënyrë shteti, kësaj radhe, e ka dhënë provimin e pjekurisë demokratike, ndërsa ky proces ishte dëshmi se kjo qeveri ka kapacitete që të organizojë zgjedhje të drejta dhe të rregullta, që besojmë se do të vlerësohen edhe nga institucionet relevante ndërkombëtare dhe kjo do të valorizohet edhe në përcaktimin e datës për hapjen e negociatave për aderim në BE.
Gjëja e dytë që dëshirojmë ta theksojmë është se këto zgjedhje dëshmuan se shumica e qytetarëve janë për vlerat perëndimore dhe për integrimin euroatlantik të vendit. Madje edhe dalja në zgjedhje, arritja e censusit dhe zgjedhja e kandidatit që garanton stabilitet, integrim dhe prosperitet, është edhe një konfirmim i përcaktimit tonë strategjik. 
Së fundi, pasi nga shtabet tona, si dhe nga informacionet e tjera që i kemi nga terreni, ne që tani mund t’ia urojmë fitoren kandidatit Stevo Pendarovski. Fitorja e tij është vula më e saktë e përcaktimit tonë partiak, por edhe e faktit se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë elementi që e përcakton të ardhmen strategjike të këtij shteti.
Ne i falënderojmë të gjithë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes për zgjedhje dhe që zgjodhën anën e drejtë të historisë së këtij shteti.

AlternAtivA: Zgjedhjet ishin korrekte dhe rruga euro-atlantike është garantuar

AlternAtivA: Zgjedhjet ishin korrekte dhe rruga euro-atlantike është garantuar Tash, kur i kemi mbledhur informacionet e shumicës së shtabeve të Alternativës, jemi këtu që ta themi fjalën tonë përkitazi me këto zgjedhje, për procesin zgjedhor, si dhe për fituesin e këtyre zgjedhjeve presidenciale.Nga informacionet e shtabeve tona lokale, që tashmë kanë arritur në shtabin qendror të Alternativës, zgjedhjet presidenciale, edhe të rrethit të parë, por edhe të këtij raundi, ishin korrekte, të drejta dhe nuk janë shënuar incidente, që do të mund ta dëmtonin kredibilitetin e procesit zgjedhor. Në këtë mënyrë shteti, kësaj radhe, e ka dhënë provimin e pjekurisë demokratike, ndërsa ky proces ishte dëshmi se kjo qeveri ka kapacitete që të organizojë zgjedhje të drejta dhe të rregullta, që besojmë se do të vlerësohen edhe nga institucionet relevante ndërkombëtare dhe kjo do të valorizohet edhe në përcaktimin e datës për hapjen e negociatave për aderim në BE.Gjëja e dytë që dëshirojmë ta theksojmë është se këto zgjedhje dëshmuan se shumica e qytetarëve janë për vlerat perëndimore dhe për integrimin euroatlantik të vendit. Madje edhe dalja në zgjedhje, arritja e censusit dhe zgjedhja e kandidatit që garanton stabilitet, integrim dhe prosperitet, është edhe një konfirmim i përcaktimit tonë strategjik. Së fundi, pasi nga shtabet tona, si dhe nga informacionet e tjera që i kemi nga terreni, ne që tani mund t’ia urojmë fitoren kandidatit Stevo Pendarovski. Fitorja e tij është vula më e saktë e përcaktimit tonë partiak, por edhe e faktit se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë elementi që e përcakton të ardhmen strategjike të këtij shteti.Ne i falënderojmë të gjithë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes për zgjedhje dhe që zgjodhën anën e drejtë të historisë së këtij shteti.

Gepostet von Alternativa am Sonntag, 5. Mai 2019