Alternativa: Gashi e takoi Zhbogarin

Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, qëndroi ne selinë e misionit të Bashkimit Europian në Shkup, ku u prit nga ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar. Me këtë rast kryetari Gashi e njoftoi diplomatin më të lartë të BE-së me zhvillimit më të reja në organizatën politike AlternAtivA, siç është ribrendimi i saj, ndërsa në takim u fol edhe për proceset e tjera politike në vend. 
Në kohën kur pritet raporti i Komisionit Europian, kryetari Gashi theksoi se është shumë me rëndësi që zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut të jenë dëshmi e pjekurisë demokratike në vend.
Gashi e njoftoi Ambasadorin Zhbogar edhe me qëndrimi konstruktiv që ka pasur dhe që e ka AlternAtivA në Kuvend, duke theksuar në veçanti mbështetjen për Prokurorinë Speciale Publike.
Ambasadori i BE-së, nga ana e tij, e falënderoi Gashin për angazhimin e tij konstruktiv dhe e inkurajoi që edhe më tej të mbështeten proceset euro-integruese