Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Alternativës Afrim Gashi është pritur edhe nga kryetari i Komunës së Bergenit në Garfield të New Jersey-t, Richard “Riggs” Rigoglioso.
Përveç diskutimit dhe shqyrtimit të mundësive të bashkëpunimit, kryetari i Bergenit, Rigoglioso, e ka nderuar kryetarin e Alternativës edhe me “Çelësin e Garfieldit”, duke ia dhuruar në mënyrë simbolike edhe një çelës.
Gashi e ka falënderuar kryetarin Rigoglioso për takimin, si dhe për nderin e madh që i bëhet me këtë dhuratë simbolike.