Alternativa: Sërish u dëshmua që Maqedonia e Veriut nuk i përmbush standardet evropiane të drejtësisë

Shqiptimi i sotëm i dënimit për vrasësin e Almir Aliut, një masë shpërblyese për veprën e kryer, edhe një herë dëshmoi se Maqedonia e Veriut le që nuk i përmbush standardet europiane të drejtësisë, por me gjykime të këtilla etnike, ku shqiptarët për vrasje aksidentale dënohen me dënime të përjetshme, ndërsa maqedonasit për vrasje të qëllimshme gjykohen si për kundërvajtje në trafik, njëherazi flet edhe se drejtësia e vendit tonë mund të barazohet vetëm me vende si Koreja e Veriut.

Alternativa, duke qenë edhe vet viktimë e drejtësisë së politizuar, e dënon këtë qasje etnocentrike të gjykatave në vend dhe kërkon nga bashkësia ndërkombëtare më shumë angazhim dhe ndihmë në reformimin e sistemit të kalbur gjyqësor.

Nëse ne besojmë se drejtësia është shtylla themelore e një vendi demokratik, pas këtij vendimi mund të konludojmë se ky vend po rrëshqet drejt pikës ku drejtësia varet nga përkatësia etnike ose fetare  e palës që gjykohet.